Sulmohet me armë selia e Federatës turke të Futbollit, të shtënat të drejtuara mbi zyrën e presidentit

120
Sigal

Selia e Federatës Turke të Futbollit (TFF) në Stamboll ka qenë shënjestër e një sulmi me armë zjarri këtë të enjte.

Sipas mediave lokale turke nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Sipas agjencisë private të lajmeve DHA, shtatë plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës, si dhe një sallë konferencash që ndodhet në katin e poshtëm. Autorët janë larguar me makinë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Selia e TFF ndodhet në Riva, në verilindje të Stambollit, në brigjet e Detit të Zi. Omer Çelik, zëdhënësi i partisë në pushtet AKP, tha se ai foli me presidentin e Federatës, Mehmet Buyukesi, pas incidentit, por nuk dha detaje në lidhje me motivet e dyshuara të sulmit.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, tha përmes Twitter se policia dhe grupi i hetimit po vijojnë punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes