Luftoi në Siri, shqiptari 28 vjeç përzihet nga Italia: Është rrezik për…

278
Një qytetar shqiptar 28 vjeç, rezident në provincën e Bolzanos, është përzënë nga Italia me një dekret të firmosur nga ministri i brendshëm, Marco Minniti.
Shqiptari nga Kosova është gjykuar nga forcat e rendit si “rrezik për sigurinë e Shtetit”.
Në fakt, ai ka qenë për një periudhë kohe, nga fundi i 2014 deri në muajt e parë të 2015, në Siri, për të luftuar në radhët e ISIS.
Ai ishte aktiv në mbështetje të organizatës Rinia Islame e Kaçanikut, lideri i së cilës është i njohur për brutalitet të demonstruar në disa video propagandistike.
28-vjeçari është ndjekur nga agjentët e Digos të Brescias dhe hetuesit e anti-terrorizmit që kanë dokumentuar kontakte të vazhdueshëm me ekstremistët islamikë që operojnë në zonat midis Sirisë e Irakut, duke projektuar aktivitete armiqësore.
Ai është hipur në një avion në Malpensa të Milanos, i cili ka ka çuar drejt e në Kosovë.