Udhëtimet për festat e Vitit të Ri, shqiptarët preferojnë të “arratisen” nëpër plazhe ose…

576
Prej 7 vitesh shqiptarët janë të lirë të udhëtojnë gjatë 365 ditëve të vitit, por nata e Vitit të Ri mbetet më e preferuara për të udhëtuar jashtë vendit.

Pjesa më e madhe preferojnë zonat malore, Maqedoni, Mali Zi, Budva dhe Kolashina janë dy destinacionet më të preferuara. Kryeqytet europiane vazhdojnë të mbeten destinacione të preferuara si Vjena, Praga, Budapesti. Minimumi fillon nga 100-150 euro, hotelet me 5 yje fillojnë nga 200 euro dhe maksimumi varet nga destinacioni.
Pra, destinacionet që dominojnë, mbeten vendet e rajonit dhe kryeqytetet europiane. Kjo edhe për shkak të çmimeve të pranueshme. Por në treg ka një kërkesë edhe për destinacionet ekzotike.
Kolashina, Mavrova, Bitola në Maqedoni, Banskon. Kemi destinacionet standarde si Vjena, Praga, Parisi. Kemi dhe nga ata që preferojnë plazhet ekzotike, Tajlandën dhe vazhdon me Egjipitin, Sharm El Shejk.
Edhe këtë vit ka një destinacion topic, që është Dubai. Këtu rendis Punta Canan, Maldive nuk bie asnjëherë, Mauritius është një risi e këtij viti dhe Emiratet, Abu Dhabi.
Operatorë të caktuar turistikë thonë se Shqipëria ka edhe treg të brendshëm, që frekuentohet kryesisht nga ata që nuk kanë pushime as gjatë festave të fundvitit.
Kemi edhe një treg të brendshëm. Durrësi është një destinacion që ofron resorte.
Shqiptarët kanë filluar të bëjnë zgjedhje të zgjuara, por ajo që nuk ka ndryshuar, sipas agjencive, është kultura e rezervimit.
Sigal