Sulmohet kryebashkiaku gjerman, thikë në qafë në një restorant

606
Një kryetar bashkie në perëndim të Gjermanisë është sulmuar me thikë, por fatmirësisht ka mundur të mbijetojë. Dyshohet se sulmi i është bërë për shkak të politikave të tij liberale ndaj emigracionit.
Andreas Hollstein, kryetari i bashkisë i qytetit të Rinit Verior i Vestfalisë Altena u qëllua me thikë në qafë në një restorant dhe u dërgua menjëherë në spital.
Rini Verior i Vestfalisë njihet si një qytet që ka pranuar më shumë emigrantë se kuotat e parashikuara për emigrantët, njofton BBC. Autoritetet e sigurisë në Gjermani besojnë se sulmi është i motivuar politikisht.
Gjithashtu, Andreas Hollstein është pjesë e CDU-së partisë së kancelares gjermane Angela Merkel. Dëshmitarët në vendngjarje kanë bërë të ditur se autorigjatë sulmit me thikë ka kritikuar politikën e kryetarit t ë Bashkisë, Andreas Hollstein, ndaj azilkërkuesve. Policia arrestoi autorin e sulmit.
Sigal