Sulmi terrorist në Vjenë/ Pranga edhe një 12-vjeçari, bashkëpunonte me adoleshentin shqiptar

366
Pas arrestimit të 17-vjeçarit shqiptar Lorenzo K. pas akuzave se planifikonte një sulm terrorist në Vjenë, një tjetër minoren ka rënë në prangat e policisë austriake, si pjesë celulës terroriste.
Ndërsa policia lajmëroi se djali ishte nën moshën 14-vjeçare, e përditshmja më e madhe në Austri “Kronen Zeitung” raportoi se djali ishte 12 vjeç. Sipas shtypit vendas, minoreni është nga Maqedonia dhe shtëpia e tij u bastis nga policia ditën e dielë pas dyshimeve se kishte lidhje me shqiptarin Lorenzo K. të arrestuar gjatë javës.
Policia thotë se 17-vjeçari shqiptar kishte ndërmend të kryente një sulm terrorist në Vjenë pas udhëzimeve të marra nga Shteti Islamik. Hetuesit thonë se 12-vjeçari jo vetëm që ishte në kontakt me shqiptarin por dhe ishte radikalizuar nga një predikues i urrejtjes në Austri. Më herët u arrestua edhe jnë 18-vjeçar në Gjermani për lidhje me Lorenzo. K.
Sigal