Dieta 12 ditore me portokall, ja sa kilogram humbisni

959
Është një nga ato dieta që nuk e humbasin kurrë vërtetësinë, me kalimin e viteve. Ju mund të humbisni pak muskuj, pak yndyrë dhe pak ujë nga trupi me dietën e portokallit të kuq. Një studim pilot i udhëhequr nga Dr. Ken Fujioka, monitoroi peshën dhe faktorët e metabolizmit në 100 burra dhe gra që morën pjesë në “Grapefruit Diet”, në klinikën “Scripps”. Mesatarisht, pjesëmarrësit që hëngrën gjysmë portokall të kuq çdo vakt humbën 3.6 kilogramë, ndërsa ata që pijnë lëng portokalli të kuq tri herë në ditë, humbën 3.3 kilogramë për 12 ditë.
Një studim tjetër, zbuloi se portokallet e kuq “ulin ndjeshëm nivelet e gjakut të triglicerideve”. Portokalli i kuq është një frut i mrekullueshëm dhe ka karbohidrate të thjeshta dhe fibra, si dhe vitaminë C.
Plani 12-ditor i vakteve
Mëngjes
1/2 portokall të kuq ose 200 ml lëng qitro
2 vezë
2 feta proshutë
Drekë
1/2 portokall të kuq ose 200 ml lëng qitro
mish (i çdo lloji)
sallatë (çfarëdo)
Darkë
1/2 portokall të kuq ose 200 ml lëng qitro
Mishi ose peshku
Perimet (çdo perime jeshile, e verdhë, e kuqe e gatuar në gjalpë ose erëza)
Koha para gjumit
1 gotë lëng domate ose 1 gotë qumësht i skremuar
Perimet e lejuara
Qepë të kuqe, qepë jeshile, speca, rrepka, kastravec, brokoli, spinaq, marule, lakër, karrota, bizele.
Perime e ndaluara
Qepë të bardhë, patate, selino.
Udhëzime
Në çdo vakt, ju mund të hani sa të ngopeni. Mos eleminoni asgjë nga dietë, sidomos proshutën në mëngjes apo sallatat. Është kombinimi i ushqimeve që djegin yndyrën. Portokalli i kuq është i rëndësishëm për shkak se vepron si një katalizator që fillon procesin e djegies së yndyrnave.
Mos konsumoni shumë kafeinë, pasi ajo ndikon në bilancën e insulinës dhe pengon procesin e djegies së yndyrnave. Mundohuni ta kufizoni në një 1 filxhan në kohën e drekës. Mos hani mes vakteve. Dieta eliminon plotësisht sheqerin dhe niseshtenë, por nuk eleminon yndyrën si konsum ditor.
Pra, ju mund të skuqni ushqimet tuaja me gjalpë. Mos hani ëmbëlsira, bukë dhe qepë të bardhë apo patate të ëmbla. Sa më shumë që të kombinoni ushqimin që hani, aq më shumë peshë do të humbni.
Funksionon kjo gjë?
Dieta me portokall të kuq funksionon thjesht për shkak të kufizimit të kalorive dhe nuk ka shumë të bëjë me vetë portokallin e kuq. Ai mund të përfshihet në çdo vakt me qëllim rritjen e imunitetit, por në fakt çelësi për humbjen e peshës qëndron te sasia e ulët e kalorive që merr.
Sigal