Sulmi në Stokholm/ Ambasada shqiptare vë në dispozicion numër telefoni për shqiptarët

525
Ambasada e Republikës së Shqipërisë së Suedi ka vendosur në dispozicion një numër telefoni për shqiptarët pas sulmit me një kamion në Stokholm ku humbën jetën 5 persona dhe disa të tjerë u plagosën.
Ambasada shqiptare ka vendosur në dispozicion numrin +46 76-258 50 41 për të gjithë shqiptarët që kanë nevojë për asistencë.
Gjatë ditës së sotme një kamion hyri me shpejtësi në rrugën Drottninggatan të Stokholmit, pranë një qendre tregtare. Sipas dëshmitarëve ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Kryeministri i vendit e përshkroi sulmin si akt terrorist duke u nisur nga mënyra si është vepruar.
Sipas autoriteteve kamioni me të cilin u krye sulmi rezulton i grabitur, ndërsa në lidhje me ngjarjen është arrestuar një i dyshuar.
Sigal