Sulm me thikë në një shkollë, plagosen 5 nxënës, mes tyre dhe autori

17
Sigal

Një sulm me mjete prerëse në një shkollë në qytetin gjerman, Wuppertal, ka shkaktuar pesë nxënës të plagosur. Në lidhje me ngjarjen, është vënë në pranga një 17-vjeçar. I dyshuari për krimin ishte në mesin e të plagosurve dhe thuhet se edhe ai ishte nxënës në atë shkollë.

Detajet e sulmit janë të paqarta, por policia tha se ata nisën një operacion të madh paraditen e sotme. Më pas, shkolla u evakuua dhe rrugët përreth saj u mbyllën.“Nxënësit janë lënduar”, tha policia në një deklaratë duke shtuar më vonë se shkolla ishte mbikëqyrur dhe të gjithë nxënësit ishin të sigurt.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, një mësuese tha se nxënësit u sulmuan me një thikë dhe një palë gërshërë.