Sulm me armë ndaj një hoteli në Afganistan, 3 të vdekur

130
Sigal

Disa njerëz kanë hapur zjarr sot rreth mesditës në hotelin ku qëndrojnë zakonisht të huajt në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, njoftonin mediat vendore.

Zëdhënësi taliban Zabiullah Muxhahid tha se tre sulmuesit ishin vrarë nga forcat e sigurisë ndërsa i quante ata “elementë të djallit”.

Kompleksi i quajtur ‘Kabul Hotel’ njihej gjithashtu si “Hotel Kina” pasi frekuentohej nga shtetas kinezë që punojnë në Afganistan.

Në pamjet e shpërndara gjerësisht në media dëgjohen të shtëna dhe shihen shtëllunga tymi te zi, teksa zyrtarët talibanë ndërhyjnë në neutralizimin e sulmuesve të hotelit.

Një burrë shihet gjithashtu që bie përtokë pasi del në dritaren e hotelit, ndërsa mediat flisnin gjithashtu për 20 të plagosur.

Incidenti i rëndë vjen një ditë pasi ambasadori kinez u takua me zyrtarë të lartë afganë për të diskutuar çështje të sigurisë së përbashkët.

Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.