Sulm i pazakontë, Koreja e Veriut “bombardoi” atë të Jugut me letra higjienike të përdorura

445
Koreja e Veriut ka përshkallëzuar luftën e saj propagandistike ndaj Koresë së Jugut me një valë të re, duke nisur drejt këtij vendi disa tullumbace me mbushje jo të zakontë. Brenda tullumbaceve, siç raportojnë mediat e huaja, ishin futur disa letrë higjienike të përdorura dhe bishta cigaresh. Autoritetet e Koresë së Jugut ishin aq të shqetësuar në përmbajtjen e tullumbaceve mbi Zonën e Demilitarizuar, pasi patë frikë se mos bëhej fjalë për ndonjë sulm biokimik.
Koreja e Jugut kishte bërë nisjen e tullumbaceve me përmbajtje propaganduese në Veri në ditët pasi Pheniani kishte kryer testin e katërt bërthamor nëntokësor më 6 janar, shkruajnë mediat. Ndërkaq, Seuli miratoi rifillimin e transmetimeve të muzikës pop dhe propagandës nëpërmjet altoparlantëve, në Veri.
Sigal