Stuhia ‘Ylenia’ shkakton kaos në komunikacion në Gjermani

211
Sigal

Gjermania është goditur nga një stuhi e fuqishme, që ka shkaktuar kaos në pjesën më të madhe të vendit.

E quajtur “Ylenia”, stuhia shkaktoi viktimën e parë mëngjesin e kësaj të enjteje në rajonin e Saksonisë së Ulët.

Një 37-vjeçar humbi jetën pasi automjeti i tij u godit nga rënia e një peme, teksa po lëvizte në rrugë.

Erërat e forta bllokuan një autostradë në rajonin verior të Magdeburg-Forpomernit, ku disa kamionë u përmbysën.

Probleme edhe nëpër rrugët e qyteteve nga veriu në jug të Gjermanisë.

Me mijëra ndërtesa janë pa energji elektrike, për shkak të shkëputjes së linjave.

Stuhia shkaktoi vonesa edhe në qarkullimin hekurudhor e atë ajror. Autoritetet u bënë thirrje banorëve të shmangin daljet nga shtëpitë sa më shumë të jetë e mundur.