E zë ashensori, vdes tragjikisht një person në Pejë

49
Sigal

Një 54-vjeçar ka vdekur në Pejë pasi e zuri ashensori i banesës ku jetonte.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Policia ishte njoftuar për incidentin sot rreth orës 15:00.

Me arritjen edhe të ekipeve mjekësore, të njëjtit konstatuan vdekjen e viktimës.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën ” Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar. Ne vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe Prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova.