Spanja në protestë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

261
Sigal

Me mijëra njerëz me makina, motoçikleta dhe me flamurin spanjoll kanë vërshuar në rrugët e Madridit kundër mbylljes së vendit për shkak të Covid-19.Protestuesit kundërshtuan masat kufizuese kundër përhapjes së virusit të vendosura nga qeveria.

Spanja është një nga vendet e Evropës që ka ndjekur regjimin me të fortë të masave shtrënguese, e cila vetëm në ditët e fundit ka nisur lehtësimin e tyre. Shkak për protestën janë bërë kufizime te lëvizjes se lirë të njerëzve në Madrid dhe Barcelonë, si pasojë e numrit të madh të të infektuarëve aty.

Protestuesit i kërkojnë kryeministrit Pedro Sanzhes dhe zëvendësit të tij Pablo Iglesias të japin dorëheqjen pasi sipas tyre masat e ndërmarra po sjellin dëme të mëdha në ekonominë vendase.

Që nga nisja e pandemisë këto janë protestat e para që po zhvillohen kundër masave mbrojtëse të ndërmarra nga qeveria. Të ngjashme u zhvilluan edhe në Sevije dhe Barcelonë.