Sot në kërkim ndërkombëtar, çfarë veprimi ndërmori Gruevski para vendimit të gjykatës

485
Sigal

Ish kryeministri Nikola Gruevski, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe aktualisht ndodhet në Hungari, ku dhe ka kërkuar azil, para se të gjykata të vendoste nëse do të shkonte në burg ose jo, kishte tërhequr të gjitha paratë që kishte në llogaritë e tij.

Ish kryeministri në shtator, kur mbajti një konferencë për shtyp në Kuvend dhe akuzonte pushtetin duke thënë se është viktimë e persekutimit politik, në periudhën kur Gjykata e Apelit po diskutonte ankesat e tij dhe kur pritej të merret vendim përfundimtar nëse ai do të shkonë në burg ose jo,Gruevski kishte tërhequr të gjitha paratë që kishte në llogaritë e tij.

Edhe pse këto informacione janë jozyrtare, Prokuroria Speciale Publike konfirmoi zyrtarisht se nuk ka mundësi që të ngrij llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht nuk ka para dhe pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij bankare janë zero.