Somali – Shpërthen kamioni me bombë, rritet bilanci viktimave, 230 të vdekur

870
Numri i viktimave të sulmit me bombë të shtunën (14 tetor) në Mogadishu, Somali është rritur në 230 të vdekur.

Qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur një kamion i mbushur me eksploziv shpërtheu pranë hyrjes së një hoteli.

Ky është sulmi terrorist më vdekjeprurës në Somali që kur grupi islamik al-Shabab filloi kryengritjen e tij në vitin 2007.

Presidenti Mohamed Abdullahi “Farmajo” Mohamed fajësoi al-Shabab për sulmin duke e konsideruar një veprim të tmerrshëm.

Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit me bomë.

Presidenti ka deklaruar 3 ditë zie për viktimat e shpërthimit. Mediat lokale njoftuan mëngjesine së dielës se familjet u mblodhën duke kërkuar të dashurit e tyre të humbur mes rrënojave të një prej bombave më tëmëdha që ka goditur qytetin,

Zyrtari i policisë Ibrahim Mohamed tha për agjencinë e lajmeve AFP se numri i të vdekurve do të rritet.

“Ka më shumë se 300 të plagosur, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë,”-tha ai.
Sigal