Siri/ Në rrezik monumentet e lashta mijëravjeçare të Palmirës

511
ISIS ka vënë nën kontroll gërmadhat e famshme të periudhës romake në qytetin e lashtë të Palmirës në Siri, disa orë pasi që morën qytetin nga forcat qeveritare siriane, tha një grup i vëzhguesve.
Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut thanë se militantët islamik pushtuan zonën dy mijë vjeçare të trashëgimisë botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s të mërkurën vonë. Tash për tash nuk ka raportime për dëmtime në zonë.
Drejtori sirian për antikitete Maamoun Abdulkarim, tha se qindra statuja janë larguar para se qyteti të pushtohej nga Shteti Islamik. Artefaktet tjera ishin shumë të mëdha për t’u larguar.
Zyrtarët sirian dhe ata të Kombeve të Bashkuara po i bëjnë thirrje botës që të ndihmojë në mbrojtjen e zonave kulturore nga militantët e Shtetit Islamik, të cilët shkatërruan artefakte antike në Irak me herët gjatë këtij viti.
Militantët dëbuan pothuajse të gjithë trupat qeveritare siriane nga Palmira të mërkurën pas një rrethimi njëjavësh dhe luftimeve të ashpra në veri të qytetit.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Marie Harf, tha të mërkurën se zyrtarët amerikan janë të shqetësuar dhe shpresojnë që Palmira nuk është dëmtuar. Por, ajo tha se nuk është e sigurt se çfarë mund të bëhet më shumë në këtë kohë.
Rrethimi i Palmirës ndodhi pak ditë pasi që militantët e Shtetit Islamik pushtuan qytetin irakian Ramadi.
Përparimi i tyre ka vënë pikëpyetje mbi efektivitetin e përpjekjeve amerikane për të mundur grupin ekstremist.
Presidenti Barack Obama riafirmoi të mërkurën mbështetjen për kryeministrin e Irakut dhe vendimin për të planifikuar një operacion për rimarrjen e qytetit Ramadi, ndërsa forcat irakiane dhe të milicisë shite janë grumbulluar afër atij qyteti.
Shteti Islamik pushtoi të dielën Ramadin pas disa ditë luftimesh që sipas autoriteteve lanë pas vetes 500 të vrarë.
Forcat irakiane të shpartalluara u tërhoqën në lindje të qytetit, ndërsa milicia shiite ju përgjigjën thirrjeve të kryeministrit irakian Haider al-Abadi për t’ju bashkuar forcave qeveritare dhe të mblidhen në afërsi të Ramadit në përgatitjet për një operacion të mundshëm.
Sigal