Ahmetaj: Do bëjmë të mundur uljen e TVSH-së për turizmin

665
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një takim mbi menaxhimin e sezonalitetit të turizmit, tha se në krahasim me konkurrueshmërinë në rajon, kam kërkuar edhe uljen e TVSH-së, që është shumë e debatueshme dhe shumë e vështirë, por besoj e domosdoshme. Do të jetë një betejë pozitive me ministrin e Financave”, tha ministri Ahmetaj.
Një tjetër hap i ndërmarrë nga qeveria, tha Ahmetaj, është kërkesa e bërë Ministrisë së Jashtme për lehtësimin e regjimit të vizave për rreth 12 vende, si Kina, vendet e Lindjes së Mesme, Rusia etj., prej të cilave vendi ka fluks të madh turistësh.
Ndërsa, referuar negociimit me koncesionarin e Aeroportit “Nënë Tereza” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve, ministri tha se shumë shpejt do t’i hapet rruga funksionimit të të paktën dy aeroporteve të reja.
Sigal