Si ja doli Zelanda e Re të frenojë koronavirusin?

337
Sigal

Zelanda e Re thotë se ka arritur të frenojë transmetimin e Covid-19, duke eleminuar në mënyrë efektive virusin e ri.

Me rastet e reja, në nivele shumë të ulëta të raportuara ditët e fundit, kryeministrja Jacinda Ardern tha se në vendin e saj, më në fund, virusi u eleminua. Por zyrtarët kanë paralajmëruar se nuk duhet të hiqet dorë nga masat mbrojtëse dhe distanca sociale pasi kjo nuk do të thotë se virusi në Zelandën e Re është zhdukur përfundimisht.

Në vend janë lehtësuar masat kufizuese, nga e marta, disa biznese të tjera do ti rikthehen aktivitetit normal. Ndërkohë shumicës së popullsisë do ti duhet të qëndrojë ende të mbyllur në shtëpi, për të shmangur totalisht përhapjen e Covid-19.

“Jemi gati të rihapim ekonominë por jo jetën sociale” tha Kryministrja Ardern përpara mediave. Zelanda e Re ka raportuar më pak se 1500 raste të konfirmuara dhe vetëm 19 viktima.

Por si arriti Zelanda e Re ti përgjigjet në kohë dhe me masat e duhura, betejës me koronavirusin?

Vendi ishte ndër të parët që vendosi masa kufizuese, për udhëtimet brenda dhe jashtë vendit që në ditët e para të shpërthimit të pandemisë. Kufijtë u mbyllën, karantina u bë e detyruar për të gjithë ndërsa në vend u zhvilluan testime në masë. Plazhet, parqet dhe cdo aktivitet u pezullua që prej 26 marsit, bashkë me to edhe zyrat publike dhe shkollat. Baret dhe restorantet ende qëndrojnë mbyllur.

Prej mesnatës së të hënës, Zelanda e Re kaloi nga niveli i 4 i karantinës në nivelin 3. Disa biznese hapen këtë të martë, përfshirë edhe restorantet por askujt nuk do ti lejohet qëndrimi ballë për ballë me njëri tjetrin. Askush nuk mund të qëndrojë në grup ndërsa distanca mes njëri tjetrit duhet të jetë 2 metra./Burimi: BBC