Si e ktheu diplomatja Çobanaj, konsullatën e Milanos në “shtëpi” të shqiptarëve

558
Sigal

Në pak javë morën fund radhët dhe zhvatja e emigrantëve me Call Center

I vështirë ishte emigrimi në Itali për shqiptarët, këtu e 20 vjet më parë. E vështirë ishte dhe përballja me vështirësitë për t’u integruar në vendin fqinj. Më i vështirë akoma ishte integrimi i intelektualëve shqiptarë, të cilët me diplomat në xhep, shkuan për diçka më shumë, të etur për lirinë e dijes. Këtyre intelektualëve emigrantë u përket edhe Konsullja e Përgjithshme në Milano, znj. Luljeta Çobanaj, e cila u largua nga Shqipëria pikërisht në vitin 1991, pra 23 vjet më parë. Ajo është nga ata shqiptarë, të cilët kanë shpërfaqur më të mirën e tyre, duke fituar respektin dhe dashamirësinë e vendalinjve. Ajo ka pasur vullnetin dhe dëshirën për të njohur dhe për të kuptuar më mirë vendin, ku do të jetonte, sigurisht pa harruar kurrë se nga vinte. Gjithmonë ka luftuar dhe punuar fort për të zënë vendin e saj. Që prej gushtit të 2010-s ka qenë Konsulle në Milano dhe emërimin për Konsulle të Përgjithshme, Kryeministri Rama e ka firmosur në datën 12/02/2014. Në këto vite, si Konsulle ka marrë pjesë në çdo aktivitet, ku ka qenë e ftuar dhe ka bërë të pamundurën të flitet për Shqipërinë e shqiptarët vetëm pozitivisht. Atë e karakterizon një humanizëm i pashoq dhe nuk kursehet kurrë për të ndihmuar çdo qytetar shqiptar që i drejtohet asaj, kjo falë dhe njohjeve personale që ajo ka.

Konsullata, komunikimi me bashkëqytetarët

Shumë shtetas shqiptarë shkojnë e i kërkojnë ndihmë. Çobanaj është aty, e disponueshme për të gjithë bashkëqytetarët e saj, për studentët shqiptarë, 18% e të cilëve studiojnë pikërisht në Milano. Nevojat e tyre janë të shumta dhe mundet të gjejnë zgjidhje nga e zonja e “shtëpisë” së shqiptarëve në kryeqendrën e Lombardisë. Ka shtetas shqiptarë që janë në procesin e legalizimit dhe që kërkojnë të kenë një dokument shqiptar të vlefshëm për të vazhduar procedurat, ka të tjerë që duhet të kenë një dokument për martesë, ka studentë, të cilëve u ka skaduar pasaporta, ka shtetas që kanë nevojë për shërbime shëndetësore, etj..

Shërbimi ndaj qytetarëve

Shërbimi për qytetarët është në fokus të Konsulles së Përgjithshme Çobanaj. Heqja e radhëve në Konsullatë ka zhdukur dhe korrupsionin e sekserëve që për vite me radhë kanë zhvatur emigrantët shqiptarë. Iku koha, kur foshnje, fëmije, të rinj, burra e gra shtatzënë, të moshuar me probleme nga më të ndryshmet rrinin me orë të tëra në radhë duke u bërë pre e sekserëve që u merrnin me qindra euro në këmbim të një dokumenti. Luljeta Çobanaj si Konsulle e Përgjithshme në Milano punon me përkushtim për të ofruar shërbim sa më cilësor të shpejtë e transparent dhe për t’i rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur qytetarëve shqiptarë.

Jetëshkrimi

Emri:     Luljeta  ÇOBANAJ

Datëlindja:   23 janar 1968

Vendlindja:  Durrës

Gjendja civile:           E martuar

Arsimimi – Diplomimi

1982 – 1986 Gjimnazi “Naim Frashëri”, Durrës

1986 – 1991 Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit , Dega Ndërtime Civile dhe Industriale Universiteti Politeknik  i Tiranës.

1994      Trajnim mbi   Zhvillimet dhe Urbanistika ne Shqipëri  pranë Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimit Tiranë

2003      Master Administrim Biznesi, Sekretari, Arkivë, Fakulteti i  Filologjisë, Universiteti Tiranës.

2004      Kurs për Koordinatore të Politikave Sociale pranë Fakultetit të Sociologjisë, Milano

2006 -2010  Fakulteti JURIDIK, Universiteti “Justicia” Tiranë

Eksperienca pune

2003 –  2009 Administratore  e Përgjithshme  e  Studios  De Fiori  Milano. Specialiste e procedurave ligjore në lidhje me migracionin në Itali dhe Komunitetin Evropa Ndërlidhëse për Shoqëri shqiptare dhe italiane ne zhvillimin e aktiviteteve në vendet reciproke.

1999 -2009  Përfaqësuese  e jashtme e Shoqërisë së Sigurimeve SIGAL Milano.

2000 – 2003 Punonjëse  Finance dhe Sekretare pranë Konsullatës Shqiptare në Milano.

1997– 2000 Specialiste në programet komerciale pranë Studios Informatike SSST, Milano, Itali.

1994 – 1997 Inxhiniere ndërtimi pranë Studiove Teknike “Ragnini Quatrini”, Ankona, Itali. Interprete dhe përkthyese e projekteve të ndërtimit në kuadrin e bashkëpunimit mes Studiove teknike të Tiranës dhe Universitetit të Ankonës.