Shqiptarët tashmë në Indonezi pa nevojën e vizave

470
Indonezia ka vendosur që të heqë vizat për të gjithë qyteatrët shqiptarë, të cilët kërkojnë që të vizitojnë këtë vend.
Përmes një vendimi të marrë nga ky vend të gjtihë shqiptarët do të kenë mundësi që të hyjnë në këtë shtet vetëm me pasaportë biometrike dhe jo më siç hynin dikur, përmes marrjes së vizës në ambasadat e saj.
Vendimi, sipas ekspertëve të fushës atje, është marrë në mënyrë që ai të ketë efekt në sekotrin e turizmit, pasi vit pas viti ai ka njohur rritje të konsiderueshme dhe numri i shqiptarëve që kanë shkuar atje për këtë qëllim ka ardhur në rritje.
Megjtihatë, shkak përkëtë vendim duket se është bërë edhe përafrimi i vendit me vendet e tjera të bashkimit europian, duke patur këtu parasysh pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike.
Ky vend e ka përfshirë Shqipërinë në një listë me 84 vende, qytetarët e të cilit mund të hyjnë lirshëm në territorin e saj. 
Sigal