Për të mos i vjedhur biçikletën, vëllezërit vendosin elektroshok

464
Ky është momenti qesharak kur dy vëllezër vendosin pajisje elektro-shoku në biçikletën e tyrë për të gjithë personat që tentonin ta vidhnin atë.
Video tregon në fillim se si Jeremy dhe Jason Holden shtyjnë biçikletën në rrugët e Los Anxhelosit.
Pasi i vendosin asaj elektro-shokun në vendin ku ulesh dhe në pjesën mbajtëse, qëndrojnë të fshehur e shohin hajdutët.
Ata filmojnë një sërë njerëzish të cilët përpiqen të vjedhin biçikletën teksa “shkunden” nga elektroshoku.
Në fund të klipit vëllezërit pyesin “Çfarë ndodhi shoku? Po përpiqeshe të vidhje një biçikletë?”.
Ne videon e postuar në kanalin e tyre në Youtube, TwinsTV, ata thanë se rrengu do të jetë pjesë e filmit që kanë në plan të realizojnë së shpejti.


Sigal