Shqiptarët kalojnë me makinë sipër trupit të italianit, shfajësohet shoferi: Nuk doja ta shtypja, futa indietron por se kuptova se ç’ndodhi, ja sa vite burg rrezikojnë

302
Sigal

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për vrasjen e adoleshentit italian, Filipo Limoni. Ndaj tyre rëndon akuza e sherrit të rëndë, dhe vrasjes me qëllim.

Gjithçka nisi pas disa fyerjesh dhe shtyrjesh në një parkin pranë pallatit të Sportit në Spoleto. Shqiptarët ndodheshin brenda një makine tip “Opel” dhe mjeti i tyre u rrethua nga një grup adoeleshentësh vendas. Pas një grushti në fytyrë, adoleshenti italian u rrëzua në tokë.

Më pas shqiptari që ndodhej në timonin e makinës, futi marshin indietro, duke kaluar sipër trupit të italianit, i cili gjeti vdekjen. Makina ndërkohë është sekuestruar nga karabinierët, ndërsa shqiptarët rrezikojnë shumë, gati 10-18 vjet burg për vrasje me dashje.

E gjitha do të varet nga rezultatet e autopsisë, e cila do të sqarojë nëse Filipo vdiq nga grushi, apo nga makina që i kaloi sipër. Për momentin shqiptarët po merren në pyetje nga Prokuroria. Shqiptari që ndodhej në timonin e makinës, ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk donte ta vriste adoleshentin.

Nuk doja ta shtypja. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Kur futa marshin indietro, ndjeva një goditje. Po përpiqesha të largohesha, pasi ata kishin rrethuar makinën“, u shpreh 19-vjeçari shqiptar, i cili mbrohet nga avokatët Aldo Poggioni dhe Delfo Berretti.