Shqiptarët e Maqedonisë, me gjuhën e tyre zyrtare…

709
Agim JAZAJ

FAQE NGA DITARI- PAS 16 VITEVE
*Kthejmë vështrimin prapa, në vitin 2001, në Maqedoninë multietnike, këtë vit me një qeveri multietnikë, me kryeparlamentarin e parë shqiptarë zotin Talat Xhaferi.
Pas 16 viteve luftë dhe përpjekje për përdorimin e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në vendin e përbashkët, e cila ka marë “ok“ këto ditë nga qeveria dhe do të futet për miratim në Parlamentin e Maqedonisë- kumtoi vendimin kryeparlamentari i vendit z. Xhaferi! 
Një sukses ndoshta i shumë vonuar, po aq i shumëpritur për gjithë shqiptarët në trojet e tyre në; Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Mali Zi, në Preshevë e Bujanovc, në gjithë botën ku janë dedgdisur si emigrant shqiptarët. Pra, kjo do të ishte si i thonë llafit të moçëm dhe qershia mbi tortë, për të rikujtuar përpjekjet dhe luftën e bashkëkomabasve tanë shqiptarë, kulmuar në luftën e Marsit deri në Gushtin e vitin 2001, për të drejat e shqiptarëve si të barabard në shteformimin, përfaqsimin, dhe përdorimin e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni, etj: 

FAQE NGA DITARI-2001
-Plagë të vjetëra të luftës së re. -Shënime për ngjarje dhe data. -Terrorist, luftëtar, apo guerilas? -Faktori shqiptarë përballë krizës. -Të tjerët për shqiptarët. -Kur jemi të përçarë, jemi dhe të humbur. -Kompromisi hap i parë i suksesit. -Aleatët e vjetër në ditët e reja. -Shqipëri e Madhe, apo Shqipëri e vërtetë. -Sherret e brëndëshme, shtyjnë zgjidhje e “jashtëme”. -Luftën e ndezin të mëdhenjt dhe digjen të vegjëlit. -Nga 4 marsi 2001 tek 13 Gushti 2001, i marveshjes së OHRIT ! -Nga 4 Marsi me krisma, tek 13 Korriku 2004, i realizimit të marveshjes substanciasle të Ohrit. Fletët e ditarit të mbushura me data dhe ngjarje. Qëndrojnë kapak mbyllura dhe (s) duhet të jenë kapak hapur. Për të harruar dhe për ti kujtuar. 
Viti ‘1913. 13 Gushti 2001 dhe 13 Korriku 2004, data që kondicionojnë me 13- të mbetura në kujtesën e shqiptarëve! Pas 100 vjetësh më 2013 (a) do të hapen (kapakët) aktet e Konferencës së Ambasadorëve, kur u vendosën kufijtë e copëzuar të Shqipërisë?!Jo nuk u hapën.
Në Shkup, është arritur marëveshja mes palëve dhe ka miratuar me urgjencë projekt ligjin qeveria maqedonase e kryeministrit Kostov: “Për ndarjen teritoriale të Maqedonisë”. Gjuha shqipe është gjuha e dytë zyrtare. Aspirata e shqiptarëve dhe e mbarë shqiptarëve. Edhe emigrantët shqiptarë kanë qënë të ndjeshëm ndaj këtyre krizave dhe i kanë përjetuar ato. Madje ata kanë “paguar” dhe faturën. Nga qarqe të ndryshme dhe media, të veçanta emigrantët shqiptarë në Greqi në atë kohë janë akuzuar dhe paditur si: “Terrorrist, “Stërviten për llogari të U.Ç.K. “Janë të armatosur”, “Sjellin armatim për goditje”! Fenomene të njohura, të bëra publikisht. Përpara këtyre mediave, (jashtë frymës së përgjithëshme dhe politikës zyrtare) të pa barabartë, kanë mundur të argumentojnë drejtësinë e shqiptarve në trojet e tyre edhe emigrantët e thjeshtë si; Lefter Marta, Tahir Mici, ish avokati i njohur arvanitasit, i ndjeri, Aristidh Kola, Jorgo Gjera, kryetari shoqatës së Arvanitasve, etj. Ajo që dje quhej herezi, sot është e pranueshme, po kthehet në realitet dhe nesër duhet avancuar. Ajo që sot është e përparuar, nesër bëhet e prapambetur dhe duhet ndryshuar. 
4 MARS 2001 
Eleganca nuk ka shkuar kurrësesi përballë përbindëshit. Ka nisur shpejtë dhe ka shpërthyer në sipërfaqe, pikërisht më 4 Mars të vitit 2001 konflikti mes kërkesave të palës shqiptare në Fyrom dhe mos përmbushjeve të tyre për më se 10 vjet nga shteti sllavo-maqedonas. Nisi si një konflikt i thjeshtë, duke marrë përmasa të gjera dhe të pa parashikueshme, duke përfshirë në zgjidhjen e tij edhe faktorin Euro-Amerikan. Si shkak i konfliktit u bë i njohur, veç pakënaqsive të akumuluara dhe disnivelit midis dy popujve në vendin dhe në shtetin e përbashkët, të bëhej „NËNËSHKRIMI I MARËVESHJES“ së bërë prej qeverisë së Fyromi-it me atë të ish Jugosllavis, për përcaktimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Fyromit. Në këtë mënyrë injorohej pala e Kosovës, duke qënë ajo pjesa e kufirit me Fyrom. Icidenti shënoi tre viktima nga radhët e policisë, dy të vdekur nga shpërthimi i një mine dhe i treti i vrarë me snajper. Icidenti; pragë lufta shënohet në fshatin, Tanush, mes kufirit Kosovë-Fyrom. Pala maqedonase akuzonte sulmin me bazë nga Kosova. Kishte dalë atëherë “në horizont”, të vetdeklaruar prej luftëtarve: U.Ç.K, (Ushtria Çlirimtare Kombëtare ), të cilët ishin të organizuar në guerile dhe të hedhur tashmë në veprim. Një guerilas deklaronte në ( B.B.C ): ”Në fillim veprojmë si guerile, sepse çdo formacion, apo njësi kështu nis organizimin. “A jeni për Shqipërinë e madhe”–vijon pyetja për guerilasin: “Jo, nuk jemi për një gjë të tillë. Jemi për ruajtjen e kufijve të Maqedonisë. Duam të jemi shtetformues dhe të mos trajtohemi si minoritet”.
TERRORISTË, GUERILAS, APO LUFTËTARË?!
”Rreth emërtimit të shqiptarëve të armatosur për të drejtat e tyre kishte shumë diferenca. Gjuha maqedonase i quante: ”Terroristët shqiptar”, media greke: ”Ekstremistët shqiptarë”, Gjermania: “Guerilasit shqiptarë”, Sh.B.A dhe Anglia i deklaronte: ”Luftëtarët Shqiptarë”. Diplomacia ndërkombëtare dhe ajo shqiptare lëvizinin në një paralele: ”Zgjidhjen politike”. Partia e Prosperitetit Demokratik, i quan të dyshimta vizitat e emisarve bullgar, e cila prononcohej më datën 8 Mars të vitit 2001. U kishte paraprirë më 7 Mars këtyre dyshimeve i ndjeri Ibrahim Rrugova, duke deklaruar: ”Nëse pretendojnë; këto janë synime të vjetëra ”. Datë 8 Mars, Presidenti Trajkovski takohet me kryetarin e partisë së Prosperitetit Demokratik, Ymer Ymeri. 
Lufta në Tanush e rrethinat e tjera vazhdon. Lufta u pasua me mbylljen e kufirit mes Fyrom dhe Kosovës, më 9 Mars të vitit 2001. Po këtë ditë situtata përshakllzohet edhe në luginën e Preshevës. Rastësi?! Kjo situatë, akuzonte kryeministri maqedonas, Gjeorgjevski e ka marrë nxitjen prej: SH.B.A-s dhe Gjermanisë, më 9 Mars, duke akuzuar edhe radion angleze, B.B.C., si dhe televizionin amerikan, CNN. Vizitat më të shpeshta të krerve bullgar, ukrahinas, grek, etj i ka dënuar i pari, kryetari i politikës së jashtëme të Parlamentit shqiptar, z. Sabri Godo të ripërsëritura më 9 Mars:” duke paraparë: “Hesape të vjetra”. ”Mos përzierjen e të tjerëve në këtë luftë. UMINK dhe KFOR janë të aftë të ruajnë stabilitetin”. Më 14 Mars lufta shpërtheu edhe në rrethinat e Tetovës. Presidenti, Trajkovski mbledh Këshillin Kombëtar, dhe deklaron: ”Dhunës do t’i përgjigjemi me dhunë”. Në qëndër të Shkupit organizohet një tubim në mbështetje të U.Ç.K. 15 Mars: Kryeministri, Gjeorgjevski deklarohet: ”Do të përzgjedhim aleatët”. Përkundër qëndrimit të B.E-së, NATOS dhe gjithë Bashkësisë Ndërkombëtare për të zgjidhur luftën-krizën me mjete politike në, Fyrom mbërrijnë mjetet e “ndihmes”, avionët nga vëndet e “përzgjedhura”! Më 16 Mars goditet stacioni i policisë në Kërçovë. Parlamenti në Shkup diskuton me dyer të mbyllura. Ditët e luftë-krizës vijojnë duke sjellë rrezikun dhe shpresën… Më 19 Mars qeveria maqedonase urdhëron futjen e tankeve në qytetin e Tetovës. NATO nga Brukseli i bëri thirrje qeverisë së Fyrom për vetpërmbajtje. P.P.Demokratik akuzoi kryeministrin për diversion, pas deklarimit të bërë prej tij:
”Do të përmbush kërkesat e disa qytetarve për t’uarmatosur”. Mars, forcat e ushtrisë dhe sigurisë nisin sulmin e kombinuar,”për të shporrur terroristët”. Havjer Solana takon tri forcat politike shqiptare. Rrugova: ”Nato dhe KE-ja të shohin implikimin e vëndeve të tjera, si Bullgaria, Ukrahina që dërgon armatime”. 21Mars: Qeveria u ka dhënë ultimatum, forcave të U.Ç.K-së: ”Të dorëzohen ose të largohen”. ”Kryeministri, Gjergjevski deklaron: ”Duan të realizojnë skemën e fuqive të mëdha ( UÇK-ja, shën ynë ). Pas Shkupit zbriti për vizitë në Tiranë, ministri i jashtëm rus, Ivanov. Ai i propozoi ministrit tonë, z. Paskal Milo edhe një projekt deklaratë ku të nënëshkruanin vendet ballkanike për mos ndryshim të kufijve. Pas nënëshkrimit kjo deklartë të ishte e detyrueshme dhe të depozitohej në Këshillin e Sigurimit të O.K.B-së. 
Një thikë pas shpine e projektuar për shqiptarët, veçanrishtë për shqiptarët e Kosovës si dhe për shqiptarët e Fyrom. Ndërsa, Ivanov hidhte këtë TEZË TË ZEZË, kur vazhdonte takimi mes diplomatëve, qindra njerëz tuboheshin para selisë diplomatike, duke thirrur:”Ivanov! JASHTË SHIPËRISË”!
DIPLOMACIA PËRBALLË LUFTË – KRIZËS
Më 22 Mars, pasi mbaroi afati i ultimatumit, forcat e sigurisë dhe të policisë nisën raprezaliet. Ngritën postoblloqet nëpër rrugë, me tanke, autoblinda, ushtarë e mercenarë, të aramatosur dhe të inatosur… Në qëndër të qytetit ushtarët maqedonas vrasin barabarisht dy qytetarë shqiptarë, bab e bir, Ramadan Kovaçi. Nëpërmjet kamerave duket se si shfaqet dhuna mbi njërëz të pa fajshën, që janë krejt normal dhe në zbatim të ligjit. Një ushtar tërhiqte prej zverku, njerin nga Kovaçët prej autoveturës së tij. Tjetri e godiste me grushta, shqelma e armë, fare pa arsye. Viktima mbante në dorë telefonin celular dhe po”mbrohej” nga goditjet barbare të barbarve. Breshëri plumbash mbi trupin e tij. Plumbat nuk kursyen as të birin. Ata u vran barbarisht nga sllavo-maqedonasi, kurr nuk harrohen. Kjo ishte masakra me e ekspozuar dhe më kriminalja e parë syresh, në mes të ditës. Kamerat të istaluara, filmonin, aty ku do të kryhej masakra me efekte prapavepruese e terrorizuese, për ata që kërkojnë të drejta dhe liri…Raprezaljet, ndoqën masakrat, si plaçkitje e djegie shtëpishë, tym e flakë banesave të shqiptarve në rrethinat e Tetovës. U arrestua rreth 60 civil shqiptarë. Të shpërngulurit e asaj dite shënojnë numrin 200. Të mbrrijturit në Prizren, arrijnë në 1700 shqiptarë. Kreu i O.K.B-ës, Kofi Anann më 23 Mars do u bënte thirrje palëve duke u shprehur, citojmë: ”Luftëtarët i njohin kufijtë e Maqedonisë”. Në ditët e para të shkëndisë së luftë-krizës, zbritën në Fyrom; shefi i politikës së Jashtëme të B.E. së, Havjer Solana, ministri i jashtëm francez, Vedrine, sekretari i jashtëm i Anglisë, Robin Kuk, ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher, ministri i jashtëm dhe kryeministri bullgar, ministri i jashtëm i Greqisë, Jorgos Papandreu, etj. Kancelari gjerman, Shrërder u bëri thirrje palës shqiptare, ish Presidentit,Trajkovski dhe ish kryeministrit, Gjeorgjevski: ”Të bëjnë marveshje substanciale me shqiptarët”. NATO sheh pamundësinë : ”për dhënien e mbështetjes ushtarake”. Kryeministri i Bullgarisë datë 23 Mars shihte: ”Nga ky konflikt mund të përfshihet dhe Bullgaria”. Nga Stokholmi ish kryeministri i Turqisë, Bulent Eçevit, u drejtohet me deklaratë, presidentit të SH.B.A-së, kreut të Këshillit të Sigurimit dhe z. Havjer Solana, për të zgjidhur politikisht konfliktin.
Gazeta “Kathemerini”, e përditëshme greke, komentonte: ”Tirana si dhe udhëheqja politike e shqiptarëve etnik jashtë vendit kanë treguar vetpërmbajtje që të shmangin kështu një izolim diplomatik ndërkombëtar”. 25 Marsi dita e sulmit të madh nga forcat qeveritare, sulme të kombinuara nga toka me tanke e topa, nga ajri me avion luftarak mbi lartësitë e Tetovës. Djegie shtëpish, demostrim forcash, para kamerave…Spitali i Tetovës njofton për 4 të plagosur, qytetarë të thjeshtë.
NEGOCIATAT, KOKËFORTËSIA DHE MASAKRA 
Presidenti i Shqipërisë, zoti Rexhep Mejdani, fton presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç për të negociuar me presidentin Trajkovski, për zgjidhjen e situatës me mjete paqsore, mision të cilin e pranoi negociatori. 28 Mars shënon aksione të forcave qeveritare në fshatin, Gracanicë. Deputeti i zonës së Kumanovës, i zgjedhur për tri legjistatura, Hysni Shaqiri deklaron”: Është e vërtetë, unë jam në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Momentalisht ndodhem në fshatrat e Kumanovës”. 29 Mars është ndërmarrë një sulm nga brënda kufirit të Fyrom me mortaja, duke qëlluar brënda kufirit të Kosovës. Janë vrarë 3 civil dhe një gazetar anglez, si dhe janë plagosur 10 civil. 30 Mars, Lordi Xhorxh Roberson kërkon një hetim serioz për masakrën. Branko Cevenkovski deklaron: ”Nuk ka e nuk do të bëjmë dialog e as ndryshime të Kushtetutës”. 1 PRILL 2001. Pikërishtë e njohur si dita e gënjeshtrave nuk doli e tillë. Këtë ditë arrestohet diktatori Sllobodan Milosheviçi, i akuzuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Pas prangosjes së Milosheviçit, u shprangos dhe politika në Fyrom. Sot, më 1 Prill, në Fyrom ka nisur; BETEJA POLITIKE. 2 Prill në betejën politike mes palës Shqiptare dhe qeveritare kanë zbritur në Shkup, Havjer Solana dhe Kris Paten. Forcat ushtarake kanë djegur 4 shtëpi rreth Tetovës. Emisarët e lartë të B.E-së kanë zhvilluar takim me krerët e lartë vendor me dyer të mbylluar. Pëkundër vizitës së tyre janë tubuar jashtë rezidencës 100-200 vet. 3 Prill, Partia e Prosperitetit Demokratik kërkon: ”Të zhvillohet dialogu në praninë e faktorit ndërkombëtar, të përfshihet dhe U.Ç.K në këtë proçes”. Në Shkup ka bër një takim me 19 amabsadorë të akredituar, Xhorxh Roberson, shefi i aleancës së Nato- s. Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta kundërshton akuzat: ” Nuk ekziston asnjë plan i SHQIPËRISË SË MADHE”. 5 Prill, sekretari i punëve të jashtëme të Anglisë, Robin Kuk u ka kërkuar autoriteteve më të larta të Fyrom, ndryshimin e Kushtetututës. Faktorit Shqiptar vazhdimin e dialogut. Diplomati i parë që hodhi këtë shkëndi. 6 Prill P.P Demokratik, ka denancuar dhunën e policisë kundër shqiptarëve dhe ka deklaruar ngrirjen e mardhënive me Presidentin Trajkovski dhe Kryeministrin, Gjergjevski si dhe mos pjesëmarrjen e saj në takimin e Brukselit për çeljen e negociatave të Fyrom me B.E. Policia ka arrestuar 30 qytetarë shqiptarë, duke i akuzuar si pjestarë të U.Ç.K. Shqiptarët kanë ngritur zërin: “Policia ka çuar vet armë në banesat e qytetarëve shqiptarë”. 8 Prill. Qeveria e Fyrom paraqitet në Bruksel për nënëshkrimin e marëveshjes së asiocim-satabilizimit. Më 9 Prill hodhën firmat: kryeministri, Gjeorgjevski dhe ministri i jashtëm, Sergan Kerim. Në delegacion ishte dhe kryetari i PD shqiptare, Arbën Xhaferi. Universiteti i Tetovës do të hapet në muajin tetor, njoftoi më 11 Prill komisioneri, Van Der Shtult. Sekretari i shtetit të SH.B.A së Koliun Pauell ka mbërrijtur në vatrën e Luftë-Krizës më 12 prill, i cili takon partitë parlamentare dhe partitë Shqitare. Liderët e politikës shqiptare i kërkuan, z.Pauell, zhvillimin e dialogut nën vëzhgimin e faktorit ndërkombëtar. Shefi i politikave të jashtëme të B.E-së përsëri në Shkup më 19 Prill për të pestën herë, duke vëzhguar dialogun dhe kërkoi të përfundojë ky proces deri më 15 Qershor. 
-Vijon në numrin e nesërm…
Sigal