Shqiptarët e Maqedonisë: “Lironi vëllëzrit tanë”

441
Sigal

Kërkesat: Shkarkimi i ministres Jankullovska dhe lirimi i 6 të burgosurve për rastin “Monstra”

Protesta e paralajmëruar e shqiptarëve të Maqedonisë u mbyll pa incidente në kryeqytetin e vendit, Shkup.  Ajo zgjati rreth një orë, teksa protestuesit paqësore kërkuan anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e 5 maqedonasve 2 vjet më parë dhe lirimin e menjëhershëm të tyre.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët në media, protesta nisi në orën 14:00, ku pas një pritje të shkurtër te qendra tregtare “Çairçanja”, protestuesit me pankarta në duar dhe brohoritje nisën protestën për lirimin e gjashtë të dënuarve në rastin “Monstra”. Protestuesit marshuan në drejtim të Bit Pazarit me parullat: Drejtësi për të gjithë! Respektoni faktet! Drejtësi për UÇK-në!  Kryetari i Këshillit të protestës për drejtësi në rastin “Monstra”, Bedri Hajdari, përsëriti kërkesat e javës së kaluar, siç është shkarkimi i ministres Jankullovska, prokurores Geshkovska, si dhe lirimin e 6 të burgosurve për rastin “Monstra”. Ai tha se kërkesë e re është që të arrestuarit nga protestat e fundit në Shkup dhe Tetovë, të vizitohen nga Avokati i Popullit, OSBE-ja, Komiteti i Helsinkit, dhe ta informojnë opinionin e të afërmit për gjendjen e tyre shëndetësore, pasi kanë dyshime se po keqtrajtohen nga policia. Pas deklaratës së kryesuesit të këshillit organizativ, Bedri Hajdari, protestuesit numri i të cilëve ka qenë dukshëm më i vogël, filluan të shpërndahen nga qendra tregtare “Mavovasja”. Kryetari i Këshillit të protestës për drejtësi në rastin “Monstra”, Bedri Hajdari, ka përsëritur kërkesat e javës së kaluar, siç është shkarkimi i ministres Jankullovska, prokurores Geshkovska, si dhe lirimin e 6 të burgosurve për rastin “Monstra”. Ai tha se kërkesë e re  është që të arrestuarit nga protestat e fundit në Shkup dhe Tetovë, të vizitohen nga Avokati i Popullit, OSBE-ja, Komiteti i Helsinkit, dhe ta informojnë opinionin e të afërmit për gjendjen e tyre shëndetësore, pasi kanë dyshime se po keqtrajtohen nga policia

Hajdari më deklaratën e tij ka kërkuar drejtësi për rastin dhe ka apeluar deri te partitë shqiptare që të jenë më popullin e vet dhe jo me ata të cilët i diskriminojnë shqiptarët. “Do të protestojmë derisa nuk i lëshojnë të afërmit tanë nga burgu. Kërkojmë vetëm gjyqësi të pavarur dhe drejtësi. Këtë e kemi menduar si parlament në rrugë”, tha ai. Policia u tërhoq pas shpërndarjes së protestuesve.