Shpërthim në ndërtesën e qeverisë së Kosovës në Mitrovicë

440
Sigal

Persona të panjohur kanë hedhur mbrëmjen e sotme një mjet shpërthyes në objektin e qeverisë së Kosovës të inauguruar pak para vitit të ri në Mitrovicën e veriut.

“Mjeti shpërthyes, granata, ka shkaktuar dëme materiale, thyerje të xhamave të ndërtesës qeveritare, por nuk ka të lënduar”, ka konfirmuar Besim Hoti, zyrtar i policisë në Mitrovicë. Kjo ndërtesë ka qenë objekt sulmi menjëherë pas inaugurimit të saj nga ministria për Dialog, Edita Tahiri. Mediat serbe këtë objekt e paraqesin si hotel me emrin “Sasha”.

Policia e Kosovës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.