Shpërthim në KEK Kosova, mendohet se janë 3 të vdekur dhe 13 të plagosur

412
Sigal

PRISHTINE- Një shpërthim i madh ka ndodhur pranë Koorporatës Energjetike të Kosovës. Shpërthimi ka ndodhur në departamentin e kimikateve në “Kosova A” dhe sipas punëtorëve dyshohet se ka të vdekur, megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare rreth dëmeve në njerëz. Kurse, drejtori Ekzekutiv për Shërbime e Koorporatës, Edmond Nulleshi, ka thënë për “Kosova Press” se ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe deri më tani është izoluar vendi ku ka ndodhur shpërthimi. Sipas tij, ende nuk ka asgjë zyrtare. Burime të “Kosova Press” kanë thënë se në “Kosova A” ka ndodhur një shpërthim i disa kimikaleve të cilat bëjnë zbutjen e ujit, ndërsa rrezikon shpërthimin edhe gazi butan. Nuk dihet ende numri i personave të plagosur. Zhurma e këtij shpërthimi është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës, ndërsa janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpive përreth. Pas shpërthimit në KEK, burime të “Kosova Press” mësojnë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërprerë menjëherë fushatën dhe është nisur drejt KEK-ut, për të parë nga afër pasojat e këtij shpërthimi. 

Shpërthimi ka ndodhur në në Koorporatën Elektroenergjetike në Obiliq, nga shpërthimi i fuqishëm mendohet se kanë vdekur 3 persona dhe janë plagosur 13 persona. Sipas mediave kosovare, mësohet se kanë shpërthyer dy gjeneratorë dhe rrezikohet të ketë edhe një shpërthim të dytë. Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua edhe në Prishtinë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bën evakuimin e vendit ku ndodhi shpërthimi. Kryeministri Thaçi është nisur drejt vendit të shpërthimit. Kryeministri Rama në Twitter: Lajm tronditës nga Kosova. Dhimbje dhe solidaritet për familjarët. Të lutemi që numri i të vdekurve të mos rritet