Shpërthim i fuqishëm në platformën e naftës në Meksikë, pesë të vrarë dhe dy të zhdukur

Të paktën pesë persona mbetën të vrarë dhe gjashtë u plagosën si pasojë e një zjarri në platformën e naftës të kompanisë shtetërore meksikane Pemex.

Sipas Reuters ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të dy personave.

NOA

Për shkak të zjarrit që ndodhi të dielën, puna në 125 puse nafte për të cilat platforma siguron gaz dhe energji elektrike u pezullua.

Incidenti ndodhi gjashtë javë pasi një rrjedhje gazi në tubacionin nënujor Pemex shkaktoi një zjarr në sipërfaqen e oqeanit në Gjirin e Meksikës.

Zjarri u quajt “syri i zjarrit”, dhe fotot e ngjarjes u shpërndanë në rrjetet sociale.