Shpërthim i fuqishëm në një treg në kryeqytetin e Armenisë, shumë njerëz nën rrënoja

150
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të diel në një treg në Jerevan, kryeqytetin e Armenisë.

Autoritetet lokale, deri tani, kanë konfirmuar vetëm një person të vdekur dhe me dhjetëra të plagosur, por mendohet se shumë persona kanë mbetur nën rrënoja.

Mediat lokale raportojnë se tregu me pakicë ku ka ndodhur shpërthimi frekuentohet nga shumë qytetarë dhe në momentin e ngjarjes ka qenë shumë i populluar.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ka nisur një zjarr në një zonë ku shiten fishekzjarrë dhe më pas ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, por ende këto janë raportime paraprake.

Aktualisht, zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes, për të ndihmuar në nxjerrjen e personave të bllokuar nën rrënoja.

Image