Shpërthen granata në mënyrë të kontrolluar, alarmi rezulton fals

414
Policia shpërtheu në mënyrë të kontrolluar granatën e dorës e cila ishte pranë Gjykatës Kushtetuese.
Herët në mëngjes policia ka rrethuar me shirita objektin në Gjykatën Kushtetuese, ku dyshohej për vendosjen e një granate dore. Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se në oborrin e Gjykatës Kushtetuese ndodhej një mjet i dyshuar granatë dore. Në vendin e ngjarjes ka qënë të pranishme dhe forcat e deminimit të FSK-së.
“Rreth orës 08:00 kemi marrë informatën lidhur me një mjet dyshues në oborrin e Gjykatës Kushtetuese. Policia ka dalë në vend ngjarje dhe ka siguruar zonën dhe janë duke bërë ekzaminimet e duhura”, ka thënë Ahmeti. 
Sigal