Shkëputen vagonët e trenit me shpejtësi të lartë 137 të vdekur

569
Sigal

Të paktën 17 vetë janë vrarë dhe 137 të tjerë janë plagosur pasi një tren pasagjerësh u përplas në Yilan County, në Tajvan, të dielën mbrëma.

Autoritetet hekurudhore thonë se po hetojnë incidentin, i cili ndodhi rreth orës 16:50 në orën lokale.

Gjithsej 366 njerëz ishin në bord të trenit me shpejtësi të lartë kur të tetë vagonët u shkëputën.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Tajvanit raporton se dhjetëra persona mund të jenë të bllokuar.

Treni, një shërbim i shpejtë “Puyuma Express 6432”, po udhëtonte midis Taipei dhe qarkut lindor bregdetar të Taitung.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin, por dëshmitarët i thanë medias lokale se dëgjuan një zhurmë të madhe, pastaj shkëndija dhe tym.