Xhihadisti nga Kosova rrëfehet: Në ISIS më udhëhoqi imami i xhamisë

443
Një nga shumë shqiptarët e Kosovës të cilët kanë shkuar në Siri dhe po luftojnë krah xhihadistëve atje, është rrëfyer për mediat kosoare për mënyrën sesi ai iku drejt Sirisë dhe kush e ndihmoi.
I riu mësohet se ka deklaruar se, imami i xhamisë në Busavata të Kamenicës ka qenë ai që i ka përgatiru të gjitha gjërat që ai të ikte. Përveç kësaj, ai thotë se imami është duke u përgatitur për të rekrutuar të tjerë të rinj në Kosovë.
“Ai m’i ka rregulluar të gjitha punët. Ai më tha se përse duhej të jetoja në Kosovë” ka deklaruar i riu.
Sipas informacioneve, imami i xhamisë është i njohur për mbështetjen e tij ndaj Isis dhe këtë e ka shfaqur edhe në ligjëratat që ai mban nëpër xhami.
Të njëjtat burime sqarojnë se imami i xhamisë aktualisht ndodhet në Siri dhe po mundohet që të rekrutojë të tjerë shqiptarë të Kosovës për luftën në Siri.
Sigal