Ndërron jetë ish-kryeministri holandez që i dha vendit sukses të pashembullt ekonomik

414
Sigal

Ish-kryeministri holandez Wim Kok, një sindikalist i kthyer në politikan, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare.

Ai frymëzoi një racë të re udhëheqësish socialdemokratë pragmatikë, të cilët drejtuan qeveritë në Evropë në vitet 1990.

Kryeministri i tanishëm holandez Mark Rutte tha se Kok, i cili vdiq të shtunën, “ishte një njeri për t’u marrë shembull, për shërbimin e tij të gjatë dhe rëndësinë e madhe për vendin tonë.”

Kreu i Partisë Laburiste Lodewijk Asscher e quajti Kok një “model të integritetit“.

Kok krijoi koalicion me Partinë e Punës, Partinë Liberale të Krahut të Djathtë dhe demokratët e qendrës, duke drejtuar Holandën nga viti 1994 në 2002, duke i sjellë vendit një sukses të pashembullt ekonomik.

Politikat e Kok u vlerësuan gjithashtu nga ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder dhe ish-kryeministri francez Lionel Jospin.

Mbreti holandez Willem-Alexander, gruaja e tij, Mbretëresha Maxima dhe ish-mbretëresha Beatrix lëshuan një deklaratë të shtunën duke vlerësuan Kokin për “integritetin dhe talentin e tij për t’i bërë të menaxhueshme problemet e ndërlikuara”.