Policia e qytetit të Ferarrës ka ekzekutuar sot urdhër arrestin për 5 persona anëtarë të një bande trafiku droge me një aktivitet përfitues që kapërcente shumën e 400 mijë eurove në vit. Nën pranga kanë përfunduar dy vëllezër shqiptarë të njohur me pseudonimin Lady Oscar e Luly, 32 e 36 vjeç.
Hetimet e policisë italiane nisur prej disa kohësh kanë munduar të identifikojnë të 15 anëtarët e kësaj bande, kryesisht shqiptarë, nigeriane e italianë, e arrestimet e ditës së sotme çuan në shpartallimin e plotë të aktivitetetit të kësaj bande. Kjo bandë trafikonte kryesisht kokainë në territorin mes Ferarrës e Ravenës. Policia e Ferrarrës ka përgjuar rreth 16 mijë biseda telefonike, duke mundur të identifikojë një biznes lëndësh narkotike që furnizonte qindra klientë me një përfitim që kapërcente 400 mijë euro në vit.