‘Die Welt’: Gjykata Speciale mund ta hetojë Thaçin

413
Gazeta gjermane ‘Die Welt’ publikoi sot një shkrim ku thuhet se zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, pas miratimit në Kuvend të themelimit të Gjykatës Speciale në Kosovë, mund të jetë mes të pandehurve për krime lufte.Ndoshta, në fillim të vitit 2016 do të mbërrijnë aktakuzat e para. Bashkimi Evropian është vënë në lëvizje për të përmbushur detyrat që kërkohen për të funksionalizuar sa më parë Gjykatën Speciale që do të hetojë krimet e dyshuara të luftës në Kosovë.
Sigal