Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Athinë, vihen në prānga shqiptarë dhe grekë

288
Sigal

Drejtoria e Policisë në Atika, nën drejtimin e Prokurorisë së Athinës ka arritur të shkātërrojë një orgānizatë të trāfikut të lëndëve narkōtike që vepronte në kryeqytetin grek. Pjesëtarët e grupit vepronin në zonat e njohura të Athinës të tilla si Ilios, Shën Petersburg, Nea Ionia dhe Trikala, Thesalia. Për përfshirjen në këtë rast, 14 anëtarët e organizatës krìminale u arrēstuan më 19 qershor, pas operacioneve të organizuara policore në Athinë, Ilion, Shën Petersburg dhe Nea Ionia, shkruajnë mediat helene. Ata janë tetë grekë dhe gjashtë shtetas shqiptarë, kurse tre anëtarë të tjerë të bāndës janë shpallur në kërkim nga ana e policisë, pasi u identifikuan. Ndërsa, tre persona janë arrēstuar për trāfik drōge. Policia greke në një komunikatë tha se nëse drōga e sekuēstruar do të hidhej në treg, do të fitoheshin nga shitja e saj të paktën 180 mijë euro. Sipas asaj që shkruajnë mediat në vendin fqinj, dy prej të arrēstuarve që kinse punonin si shpërndarës ushqimesh në zonë, por se bënin punën e korrierëve të lëndës narkōtike. Policia pas kontrolleve në shtëpitë e të arrēstuarve si dhe në ambjente të tjera që përdoreshin nga grupimi krìminal, ka gjetur e konfiskuar 1.777 kilogramë kokāinë, 4,174 kilogramë kanābis, por edhe euro të gatshme, 58.3 gram kanābis të papërpunuar, një pistōletë dhe dy thìka. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.