Koronavirusi nuk infekton më? Bashkia Tiranë mbush koncertin me spektatorë (PAMJET)

341
Sigal

Një koncert maratonë po zhvillohet sonte tek amfiteatri pranë liqenit artificial në Tiranë ku spektatorët po shijojnë muzikë shqiptare. Koncerti ishte përgatitur që në fund të majit me rastin e heqjes më 23 qershor të gjendjes së jashtëzakonshme. Mësohet prej këngëtarëve se janë lajmëruar që në fillim të qershorit për këtë koncert ku po paguhen me shuma të konsiderueshme parash që u kanë munguar këto muajt e fundit. Në koncertin që po transmetohet direkt në media, dallohet sesi në amfiteatër gjendet një numër spektatorësh që po shijojnë këngët duke duartrokitur dhe shpesh herë duke kërcyer. Urojmë shumë që pjesëmarrja në koncert të mos bëhet burim infeksioni, pasi zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik disa herë kanë deklaruar javët e fundit se grumbullimi i njerëzve ka shtuar shumë rastet dhe vatrat e COVID-19 duke veçuar sidomos tubimet për teatrin dhe ato të opozitës. Koncertit të sotëm i mungon Aleksandër Gjoka dhe disa këngëtarë të tjerë që gjatë kësaj periudhe kanë kritikuar mënyrën si qeveria menaxhoi pandeminë dhe karantinën e paprecedentë.