Shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-italiane, 17 në pranga

490
Shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-italiane, ndërsa në pranga kanë përfunduar 17 persona. Të paktën 150 forca policore në Modica, provinca e Raguzës, janë angazhuar në një operacionin mëngjesin e sotëm, ku u arrestuan shqiptarë, italianë dhe tunizianë, me urdhër të Prokurorit të Anti-Mafias të Catanias, si rezultat i kërkimeve të kryera. Ndërkohë, 17 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sigal

‘Corriere Della Sera’ shkruan se sipas hetuesve të çështjes, anëtarët e këtij klani kriminal kishin krijuar një lidhje për kontrollin e droga që vinte nga Shqipëria për në provincën e Raguzës.

Në operacionin policor ishin angazhuar 150 punonjës, 70 makina, 1 helikopter, Njësitë e Departamentit të Parandalimit të Krimit dhe 12 operatorë të Policisë Shkencore. Ndërkohë, deri më tani, për arsye hetimi, nuk janë bërë të ditur emrat e të arrestuarve.