Kuvendi diskuton kodin e ri hekurudhor, Dogjani: Në Shqipëri nuk ka hekurudha, pse diskutoni kot

419
Sigal

Në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet kodi i ri rrugor që synon përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Europian.

Por deputeti demokrat, Asllan Dogjani, teksa mori fjalën për procedurë në seancën plenare, tërhoqi vëmendjen jo vetëm për mungesën e Ministrit të linjës, por dhe pse sipas tij ky debat nuk është i vlefshëm pasi në Shqipëri nuk ka hekurudha.

Asllan Dogjani: Në momentin që u hap seanca nuk kishte asnjë përfaqësues i Ministrisë për ta mbrojtur këtë projektligj për kodin hekurudhor, ashtu sikur nuk shoh Ministrin e linjës për ta mbrojtur këtë. Unë dua të pyes a ka hekurudha në Shqipëri që ne bëjmë një kod hekurudhor? Me sa di unë nuk ka asnjë hekurudhë dhe mendoj se do të ishte më mirë të ndërtonim njëherë hekurudhat dhe pastaj të bënim kod hekurudhor.

E dyta, sa janë në funksion këtë hekurudha që kanë qenë prej vitesh, a është investuar në to dhe sa është numri i udhëtarëve që lëvizin në këto hekurudha sepse dihet që kostoja e transportit për qytetarët që lëvizin nga një qytet në tjetër është shumë e madhe me mjete të tjera të transportit publik.

Çfarë ka në plan qeveria për të ndërtuar dhe përmirësuar rrjetin hekurudhor për tu ardhur në ndihmë qytetarëve?

Do t’ju sugjeroja që sot të mos merremi fare me kodin pasi nuk ia vlen të diskutojmë për një kod kur nuk kemi hekurudha.