Moskë, takim me Lavrov e Kerry, diskutohet mbi Sirinë dhe Ukrainën

508
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka bërë me dije se do të vizitojë Moskën gjatë javës së ardhme, ku do të zhvillojë bisedime mbi Sirinë dhe Ukrainën me Presidentin Vladimir Putin si dhe me Ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov. Lajmi është bërë i ditur nga vetë zyrtari i Washintonit, i cili u prononcua për mediat nga Samiti për Klimën që po mbahet në Paris:
“Do të udhëtoj në Moskë gjatë javës së ardhshme për t’u takuar me Presidentin Putin si dhe me Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. Aty do të diskutojmë në lidhje me Sirinë dhe do përpiqemi që të gjejmë një linjë të përbashkët në kuadër të zgjidhjes së krizës që ka përfshirë këtë vend. Sigurisht që gjatë takimit do të flasim edhe për situatën në Ukrainë.”
Më tej, Kerri tha se roli dhe kontributi i Moskës sa i përket përpjekjeve për të arritur një konsensus në Siri, ka qënë konstruktiv. Fuqitë ndërkombëtare kanë parashikuar edhe një takim tjetër ku do të diskutohet mbi krizën në Lindjen e Mesme, që do të mbahet më 18 dhjetori në New York të Shteteve të Bashkuara.
Sigal