Sherr masiv mes stafit dhe turistëve në një hotel në Turqi, godasin njëri-tjetrin me karrige (VIDEO)

42
Sigal

Disa persona janë përfshirë në një përleshje masive në një hotel turk. Mediat e huaja shkruajnë se konflikti ka ndodhur mes disa pushuesve dhe stafit të hotelit.

Video e sherrit ka bërë xhiron e rrjetit, shihet se kanë goditur njëri-tjetrin me karrige. Ndërkohë theksohet se sherri ka ndodhur në fund të korrikut, në Turqi, ndërsa në konflikt janë përfshirë edhe pushues britanikë. (VIDEO)

Sipas Daily Mail, përleshja ka nisur për shkak të një mosmarrëveshje mes një pushuesi britanik me një prej anëtarëve të stafit. Kjo më pas çoi në sherrin masiv, ku 10 punonjës të hotelit u përfshinë në sulmin ndaj britanikut, duke hedhur edhe një karrige kundrejt tij.