Shembet ndërtesa në Romë, nuk ka dëme në njerëz

229
Disa banorë të një pallati në Romë, kanë shpëtuar pa dëmtime, pasi tre katet më të lartë të një ndërtese në kryeqytetin e Italisë u shembën.
Autoritetet thanë se tragjedia u parandalua falë një qytetari i cili lajmëroi menjëherë zjarrfikset kur pa se godina kishte filluar të pësonte krisje.
Trupat e zjarrfikseve u gjendën menjherë pranë zonës, duke evakuar banorët.
Fatmirësisht asnjë prej qytetarëve nuk pati lëndime, por pjesët e shkëputura të godinës ranë mbi një sërë objektesh duke dëmtuar edhe disa makina që ndodheshin pranë.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e incidentit.