Kreu i Kuvendit të Kosovës: Këtë muaj nuk do të ketë seancë

505
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që të mos ketë seancë gjatë këtij muaji. Ndonëse të gjithë shefat e grupeve parlamentare ishin mbledhur sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, ku pritej që të caktohej seanca e hapëse parlamentare për këtë vit, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë gjatë këtij muaji.
Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një prononcim për gazetarët, pas mbledhjes së kryesisë, raporton lajmi.net. Veseli thotë se në konsultime me Qeverinë kanë vendosur që mos të ketë seancë këtë muaj, për shkak se disa deputetët do të kenë udhëtime jashtë vendit.
“Në konsultime me Qeverinë, kemi vendos që mos të ketë seancë këtë muaj për shkak se disa deputetët do të kenë udhëtime jashtë vendit. Në fillim të muajit shkurt do të mblidhet kryesia dhe do të caktohen data”, ka thënë Veseli
Sigal