SHBA vendos, Obama: Ndërhyrje ushtarake në luftën kundër ISIS!

487
Sigal

UASHINGTON – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar Kongresit për të autorizuar zyrtarisht ndërhyrjen e forcave ushtarake dhe nisjen e luftimeve kundër xhihadistëve të shtetit islamik të ISIS.

Bashkë me kërkesën e tij Obama i paraqiti Kongresit dhe një projekt rezolutë që vërteton se ISIS “përbën një rrezik e kërcënim të madh”. Në bazë të ëksaj kërkesë, impenjimi do të jetë i limituar në tre vite e do të jetë e ndaluar “ndërhyrja e vazhdueshme e forcave ushtarake në terren”.

Hera e fundit kur Kongresi Amerikan i ka dhënë një presidenti fuqinë për të nisur një operacion ushtarak ka qenë në vitin 2002, kur mbështetit fushatën ushatarke të George W. Bush në Irak.