Moti i keq dhe përmbytjet, shënohen 14 viktima në Kinë

41
Sigal

Moti i keq dhe përmbytjet u kanë marrë jetën 14 personave gjatë fundjavës në qytetin kinez Shulan për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni Doksuri.

Kina verilindore, Pekini dhe provinca Hebei kanë parë reshje të mëdha shiu dhe përmbytje që kur tajfuni ra në tokë në provincën jugore Fujian dy javë më parë.

Vdekjet në Shulan, në provincën verilindore Jilin, i shtohen më shumë se 20 që vdiqën javën e kaluar në Pekin dhe Hebei.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të përgjithshëm të vdekjeve për të gjithë vendin.