SHBA, policia dhunë ndaj adoleshentëve të paarmatosur me ngjyrë

525
Reagimi masiv pas një videoje të publikuar në rrjetin social YouTube, ku disa policë të bardhë iu drejtojnë armët dhe arrestojnë adoleshentë me ngjyrë të paarmatosur në kompleks pishinash publike në një lagje periferike të Dallasit, ka shtyrë autoritetet të hetojnë çështjen, ndërsa oficerët rrezikojnë edhe shkarkimin nga puna.
Sipas policisë, oficerët ishin lajmëruar nga banorët e zonës për shkak të numrit të madh të adoleshentëve të zhurmshëm në lagje, të cilët refuzonin të largoheshin, pasi pretendonin se ishin thërritur aty për një festë.
Skena më e rëndë në video, kur një oficer i përplas kokën në tokë një vajze vetëm 14-vjeçare, është bombarduar me komente që e quajnë forcën e ushtruar si të tepruar dhe të ndikuar nga ngjyra e lëkurës së vajzës.
Ngjarja, që i shtohet listës së gjatë të përplasjeve mes policëve të bardhë dhe qytetarëve me ngjyrë në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe që janë bërë shkas për protesta masive, publikohet në të njejtën ditë kur oficeri i policisë si Çarlestonit, Majkëll Slexhër, i cili qëlloi për vdekje Uoltër Skot teksa ky largohej nga makina e tij i paarmatosur, u akuzua për vrasje me paramendim, dhe rrezikon të dënohet deri në 30 vjet burg.
Sigal