Ligjvënësit në Uashington janë afër një marrëveshje që mund të hedhë një rekord prej 1 trilion dollarësh në ekonomi për të kufizuar dëmin ekonomik nga koronavirusi.
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin i tha “Fox News” të dielën se shpreson se Kongresi do të votojë mbi projektligjin të hënën.
“Pagesat e propozuara për një familje mesatare prej katër personash do të ishin 3,000 dollarë dhe do të ishin vetëm njëherësh për tani”, tha ai.
Mnuchin tha gjithashtu se masat shtesë të likuiditetit për Rezervat Federale synojnë të ndihmojnë një bazë të gjerë të bizneseve amerikane që të kalojnë 90 deri në 120 ditët e ardhshme.
Ndërkohë masat bllokuese që prekin 80 milion njerëz – gati një në katër të popullsisë amerikane – që përpiqen të frenojnë përhapjen e koronavirusit, ka të ngjarë të zgjasin 10 deri në 12 javë, ose deri në fillim të qershorit, sipas sekretarit amerikan të Thesarit, Mnuchin.
Amerikanët po përshtaten me ndryshimin më të madh në jetën e përditshme që nga Lufta e Dytë Botërore me shkolla të mbyllura, sporte të anuluara dhe trazira ekonomike ndërsa humbjet e vendeve të punës rriten me mbylljen e bizneseve në shumë industri. Spitalet janë duke kërkuar pajisje për mbrojtjen e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe ventilatorëve, pasi ata mund të marrin një valë pacientësh të cilëve u duhet ndihmë për frymëmarrjen. Rastet e SHBA u rritën në mbi 25,000 të dielën në mëngjes dhe të paktën 325 njerëz kanë vdekur, me rreth gjysmën e rasteve në shtetin e Nju Jorkut, sipas një raportimi të “Reuters”.
Virusi ka vrarë mbi 13,000 njerëz globalisht dhe ka infektuar më shumë se 300,000 vetë. I pyetur se sa mund të zgjasë qëndrimi mbyllur në shtëpi në mbarë shtetin, Mncuhin tha në “Fox News” të dielën se “ne po shohim në një skenar 10 deri 12-javë”.