E vrau i dashuri, babai i 26-vjeçares prek me fjalët: Hera e parë që shkoi me pushime

201
Sigal

E reja greke që u vra ditën e djeshme nga i dashuri i saj teksa ndodheshin me pushime do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit.

Askush në lagjen ku ajo u rrit nuk arrin ta besojë se ajo nuk jeton më pasi humbi jetën gjatë pushimeve me të dashurin e saj.

“Është për të ardhur keq që një vajzë e re të largohet nga jeta kaq padrejtësisht. Ajo ishte një vajzë kaq e mirë. Nuk mundem ta besoj këtë”, u shpreh një fqinje që e njihte 26-vjeçaren që të vogël.

Nëna dhe babai kanë ndarë dhimbjen e tyre duke i kërkuar të gjithëve të respektojnë zinë për humbjen e të bijës.

“Ai është vrasës, ai e vrau atë. Një vajzë që lexoi përgjatë gjithë jetës dhe nuk bëri asgjë tjetër. Shkoi me pushime për herë të parë ne jetën e saj”, tha babai.

Ndërsa nëna mes lotësh, u shpreh se në rolin e nënës nuk mund ta drejtojë gishtin nga nëna e autorit, pasi askush nuk do donte që fëmija i saj të arrinte në atë pikë.