Serbi, Stefanoviç: As na shkon ndërmënd të njohim pavarësinë e Kosovës

470
SERBI­- “Qeverisë serbe nuk i shkon ndërmënd të njohë pavarësinë e Kosovës “- kjo ka qënë deklarata e ashpër që nënkryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Nebojsha Stefanoviç ka bërë dje duke mohuar kështu kategorikisht një mundësi bashkëpunimi dhe avancimi të marrëdhënieve mes palëve
Stefanoviç, në një deklaratë për B92 ka shtuar se shteti serb dëshiron marrëdhënie të mira me Shqiptarët, por jo në dëm të interesave kombëtare
“Nuk na shkon fare ndërmend që ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dëshirojmë të bisedojmë rreth asaj se si serbët dhe shqiptarët të jetojnë më mirë, të kenë më shumë vende pune, si të ruajmë trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë e Metohi… dhe këto janë gjërat në të cilat duhet të përqendrohemi”, ka thënë Stefanoviç,- sipas mediave kosovare
Ai më tej ka thënë se Serbia momentalisht është vend që i zihet më shumë besë dhe të cilin tani e dëgjojnë më shumë se që e kanë dëgjuar më parë.
Sigal