Samiti i OSBE, Vuçiç: Ballkani fuçi baruti, dialogu me Kosovën do të vazhdojë

444
Seancën e parë plenare të samitit të 22-të ministror të OSBE-së në Beograd e ka hapur kryesuesi Ivica Daçiç, njëherë ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili tha se i vjen mirë që “OSBE-ja u kthye në Beograd, pas viteve 1977 dhe 1978, kur kemi pasur mundësi për të pritur një takim të organizatës sonë në nivel global”.
Fjalim mbajti edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili u bëri thirrje pjesëmarrësve të bëjnë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale të emigrantëve, dhe shprehu shpresën se rajoni i Ballkanit në të ardhmen mbetet i qëndrueshëm.
“Ballkani është një fuçi baruti dhe një shkëndijë mund të ndezë gjithë rajonin. Më duhet të shpreh shqetësim për stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Serbia është e qëndrueshme, por është e mjaftueshme vetëm një krizë e vogël në rajon që e gjithçka të ndizet. Serbia me kokat e saj të përmbajtura do t’ia dalë. Megjithatë, situata e paqëndrueshme politike në Kosovë e frenon zbatimin e marrëveshjeve tona. Megjithatë, ne do të vazhdojmë dialogun me Prishtinën. Pavarësisht pengesave, lodhjes brenda BE-së dhe në Serbi, ne vazhdojmë rrugën tonë evropiane dhe jemi mirënjohës të gjithë atyre që na ndihmojnë”, përfundoi Vuçiç.
Gjatë Samitit, përveç seancave plenare, janë paralajmëruar një sërë takimesh bilaterale.
Sipas protokollit zyrtar nuk dihet orari i saktë i takimeve bilaterale, por takimi që pritet të ketë më shumë vëmendje do të jetë ai i ministrit të Jashtëm turk Çavusoglu me homologun e tij rus, Lavrov.
Do të organizohen dy pritje për të gjithë mysafirët e samitit, një zyrtar dhe një joformal, ndërsa mikpritësit do të jenë Vuçiç dhe Daçiç.
Në samitin e OSBE-së marrin pjesë mbi 1.000 përfaqësues të delegacioneve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe 44 Ministra të Jashtëm.
Për Serbinë kjo do të jetë ngjarja më e madhe politike që nga viti 1989 dhe samitit të Lëvizjes së të Painkuadruarve i cili gjithashtu u mbajt në Beograd.
Kostoja e Samitit Ministror të OSBE-së është rreth tre milionë euro dhe është mbuluar pothuajse tërësisht nga Serbia. OSBE-ja për këtë ngjarje ka ndarë 500 mijë euro.
Sigal