Rusia sulme ajrore në Siri, dhjetëra të vrarë

434
Rusia ka nisur valën e parë të bombardimeve ajrore kundër ISIS në Siri pikërisht në qytetin e Homsit, një nga zonat që militantët e kanë kthyer në bastionin e tyre. Avionët ushtarakë rusë vunë në shënjestër pajisjet ushtarake të xhihadistëve, qendrat e tyre të komunikimit, automjetet si edhe municionet. Pas sulmeve të para, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka lëshuar edhe pamje nga sulmet në Siri, ndërsa ka thënë se sulmet janë kryer në 8 objektiva të Shtetit Islamik. Gjenerali rus, Igor Konashenkov u shpreh për mediat se këto janë thjesht objektivat e tyre të para.  Por, një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha për CNN se, sulmi ajror rus pranë qytetit Homs nuk tregonte “strategji” në aspektin e luftimit të ISIS, por një lloj tjetër strategjie, atë që Rusia kërkon të rrisë influencën e saj.
Sigal